image Stuhia në Kaliforni/ Përmbytje dhe mijëra banorë pa energji elektrike

Botë

Stuhia në Kaliforni/ Përmbytje dhe mijëra banorë pa energji elektrike

news image

Kalifornia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u përballur me një rënie të temperaturave dhe stuhi erërash.

Si rezultat i situatës është vendosur mbyllja e disa autostradave për të shmangur aksidentet e mundshme ndërsa, më shumë se 120,00 njerëz, në zonën e Los Anxhelosit janë pa energji elektrike.

Deri mesditën e së dielës nuk është raportuar për viktima, por për shkak të stuhisë së rrallë janë rrëzuar pemë por dhe linja të energjisë elektrike. Masa shtesë janë marrë edhe në aeroporte janë ndaluar fluturime teksa është raportuar për reshje të dendura të shiut.

Metereologët shprehen se situata më e rëndë ka kaluar teksa moti i keq do të zhvendoset në rajonin verior kryesisht, ndaj si rezultat qarkullimi do të rinisë normalisht të mërkurën.

Edhe në Oregon në kufi të Kalifornisë u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të ereravë, dëborës dhe reshjeve të shiut. Në Los Anxhelos, ku banorët janë mësuar me rrezet e diellit dhe plazhet, stuhia solli një tjetër panoramë.

Bora mbuloi memorialin e Hollivud, ku u krijua një pamje e rrallë e po ashtu edhe spektakël. Dhe në San Francisko jsnë shënuar temperaturat më të ulëta në 130 vitet e fundit.

/GazetaSinjali/