Në fillimin e natës së sotme të spektaklit Prime është transmetuar një video material, brenda të cilit shihet ish konkurrentja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Shota Baraliu, me një porosi për secilin prej banorëve që akoma vazhdojnë aventurën.
Për disa prej tyre, përfshirë Edonin, Gresën, Andin e Lugatin ajo tha fjalë të ëmbla, por jo edhe për disa të tjerë.
“Katastrofë, do ta shihni edhe vet Xhulin e vërtetë”, ka thënë ajo për Xhulin, ndërsa për Artanin është shprehur duke thënë – “Je person shumë i fshehtë, gacë e mbuluar”.
Në anën tjetër, një kunjë pikante e kishte edhe për Artën, teksa ka thënë – “shpresoj, qe të rriten ‘followersat’ (ndjekësit) në Instagram, se veç 2000 i kishe pas”.