Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, thotë se raportimet se ajo mund të dalë nga Partia Demokratike e Kosovës janë të rrejshme, dashakeqe dhe të orkestruara pikërisht nga ata që pazaret e pista i kanë pjesë të karakterit të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
“Unë jam krenare që jam deputete e PDK-se dhe përkatësia ime partiake është e pandryshueshme dhe e bazuar në bindjet dhe idealet e mia që i ndaj me bashkëpartiakët e mi dhe votuesit besnikë të PDK-së. Kërkoj nga mediat e papërgjegjshme që kane lansuar këtë lajm të rrejshëm që të ndalojnë shpifjet ndaj meje dhe të mos bëhen vegël e manipulimeve të pushtetit absolut që prej sonte u instalua në Republikën tone. Unë as nuk kam hyrë me pazare në politikë e as nuk ka pazar që mund të më ndryshojë bindjet e të më nxisë të tradhtoj besimin e mijërave qytetarëve që më kanë bërë deputete edhe për herë të dytë”, shkroi ajo në Facebook. /Gazeta Sinjali/