image Shoqërohet në Polici 65-vjeçari që gjuajti mbi 10 herë me armë brenda odës me plot njerëz

Siguri

Shoqërohet në Polici 65-vjeçari që gjuajti mbi 10 herë me armë brenda odës me plot njerëz

news image

Gazeta Sinjali ka publikuar të martën një video të një burri që shihet duke gjuajtur mbi 10 herë me armë. Në lidhje me këtë Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit është liruar.

“Në lidhje me ketë policia sot rreth orës 11:30 personin e dyshuar me inicialet SH.I ( M/K) i moshës 65 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtimes, i cili në këtë aheng kishte shkrepur me një armë me gas dhe si provë materiale arma iu është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 15 mars në fshatin Petrovë të Shtimes.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & Përdorimi i armës’.

/GazetaSinjali/