Dy persona nga fshati Ballaban i Prishtinës janë shoqëruar në stacionin policor të martën rreth orës 19:30, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tyre janë gjetur dhe sekuestruar armë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se armët e sekuestruara janë një automatik AK-47 me katër fishekë, një pistoletë me 10 fishekë dhe një tytë e armës automatike.
Rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/