image "Shokohet" bota e futbollit - Maqedonia e Veriut me katër shqiptarë në lojë e eliminon kampionin aktual të Evropës, Italinë

Futboll

“Shokohet” bota e futbollit – Maqedonia e Veriut me katër shqiptarë në lojë e eliminon kampionin aktual të Evropës, Italinë

news image

Kampioni aktual i Evropës, Italia, nuk ka arritur ta sigurojë kualifikimin për në Kampionatin Botëror, shkruan Sinjali Sport.

Kjo për shkak se në ndeshjen e play-off u mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 0:1.

Golin për fitoren e Maqedonisë së Veriut e shënoi Trajkovski në sekondat e fundit të ndeshjes.

Maqedonia e Veriut e ka siguruar finalen e Play-off ku do të përballet me Portugalinë.

Fituesi i atij takimi do të kualifikohet në Kampionatin Botëror që luhet në fund të vitit.

Në këtë ndeshje luajtën futbollistët shqiptarë: Bardhi, Ademi, Alioski dhe Musliu, ndërsa Ethemi ishte në bankën rezervë.

/GazetaSinjaliSporti/