image Shoferi që e shkaktoi aksidentin në Kroaci ishte i arrestuar më parë për trafikim droge

Siguri

Shoferi që e shkaktoi aksidentin në Kroaci ishte i arrestuar më parë për trafikim droge

news image

Dukagjin Lyta, shoferi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me dhjetë viktima në Slavonski Brod, në Kroaci, u mor në pyetje sot nga Zyra e Prokurorit të Shtetit kroat.

Por, për Dukagjin Lytën nuk është hera e parë që ballafaqohet me ligjin, pasi që i njëjti raportohet se është arrestuar në vitin 2017 nga Policia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Shkodrës në bashkëpunim, ku ishin sekuestruar 20 kg kanabis.

Sipas Insajderit Dukagjin Lyta ishte arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, E.B. dhe E. M. në autobusin e linjës Kosovë-Gjermani me targë 07 183 CE.

Policia u kishte kërkuar udhëtarëve të zbresin dhe të marrin bagazhet por në fund ishte konstatuar se dy çantat me kanabis, ishin “pa pronar”.

Dukagjin Lyta do të dalë sërish para Prokurorisë, të martën në orën 09:00, ku do të vendoset për masën e tij të sigurisë.

Dhjetë kosovarë që u nisën nga Frankfurti për në Kosovë, ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod të Kroacisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për nderë të këtyre viktimave./Gazeta Sinjali/

/GazetaSinjali/