image Shoferi në Prizren tejkalon në vijë të plotë në kthesë, rrezikon veten dhe të tjerët

Sinjalizime

Shoferi në Prizren tejkalon në vijë të plotë në kthesë, rrezikon veten dhe të tjerët

news image

Aksidentet e shpeshta me fatalitet e masat e shtuara nga Policia e Kosovës për kundërvajtje në trafik, nuk po arrijnë t’i vetëdijësojnë shoferët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, raporton Gazeta Sinjali.

Në adresë të Gazetës Sinjali ka ardhur një video nga një sinjalizues, në të cilin shihet një shoferë i cili tejkalon me veturë në vijë të plotë, në një kthesë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Ky sinjalizues thotë se video është realizuar dje, rreth orës 18:27, në fshatin Landovicë të Prizrenit./Gazeta Sinjali/