Shoferi i një minibusi është shqetësuar pasi ka raportuar në polici se ishte kërcënuar me armë nga dy persona, derisa ishte duke vozitur.
Siç ka raportuar ai, automjeti ishte me ngjyrë të zezë e me targa vendore. Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme në fshatin Makovc të Prishtinës, shkruan Sinjali.
Për ta kuptuar më mirë ngjarjen, Policia thotë se ka intervistuar edhe një dëshmitar. /Sinjali