Mospërshtatja e shpejtësisë, mosrespektimi i shenjave, e madje edhe vozitja komplet e kundërt me atë çka parasheh rruga e caktuar, janë vetëm disa nga parregullsitë që rrezikojnë jetën e çdo shoferi e kalimtari të rastit rrugëve të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është shënuar edhe sot në Prishtinë, ku një veturë u pa teksa vozite mbrapsht në një rrugë njëkahëshe.
E njëjta bëri këtë shkelje për disa metra, ku në të dyja rastet që sinjalizuesi i Sinjalit e ka kapur me kamerë përreth u panë edhe disa kalimtarë të rastit si dhe vetura të tjera që përkonin të njëjtën rrugë.
Sinjali po ashtu ka siguruar edhe targat e veturës, të cilat janë 01-994-PT.