image Shoferë kujdes, veturat po vidhen me të madhe - raportohen disa raste për pak ditë

Siguri

Shoferë kujdes, veturat po vidhen me të madhe – raportohen disa raste për pak ditë

news image

Foto ilustruese


Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive, raporton Gazeta Sinjali.

Katër vetura janë vjedhur ditët e fundit në Obiliq, Podujevë e Lipjan.

Dy vetura u vodhën në Obiliq, në rrugën e njëjtë “Washington”, në të njëjtën datë (17.06.2023). Njëra në orët e para të mëngjesit (6:55), dhe tjetra vetëm pak më vonë, në orën 10:19. Për këto vjedhje të dyshuarit deri më tani ende nuk janë identifikuar, ndërsa rastet po vazhdojnë të hetohen.

Një rast i tillë ndodhi edhe në Lluzhan të Podujevës, për çka raportoi pak më parë Sinjali.

Pronari i veturës, një 27-vjeçar, ka raportuar në Polici se në mëngjesin e 4 qershorit e kishte parkuar veturën në fshatin Lluzhan, por të njëjtën nuk e ka gjetur aty kur ka shkuar pas 10 ditësh. I riu ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin, me shpresën që do ta gjejnë automjetin e tij, Golf 2.

Edhe në Lipjan gjatë ditës së djeshme u krye një vjedhje e ngjashme, po ashtu në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Sadik Shala”.

/GazetaSinjali/