image Gazetari shqiptar goditet nga vetura në transmetim direkt, iu kthehet dhe e grushton atë

Shqipëri

Gazetari shqiptar goditet nga vetura në transmetim direkt, iu kthehet dhe e grushton atë

news image

Gazetar shqiptar i televizionit MCN, Arsen R. i cili ishte duke raportuar direkt nga vendi i ngjarjes për rastin e arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, është goditur nga një veturë.

Siç shihet në pamjet e publikuara, gazetari ishte me mikrofon në dorë dhe në momentin që u aksidentua, mbeti i shtangur për disa sekonda.

I njëjti nuk pësoi lëndime, ndërsa pas këtij momenti, u kthye dhe e goditi me grusht veturën.

“Shofer që t’shtyp në transmetim ‘live’”, tha gazetari kur kolegia e tij i bëri thirrje të qetësohej.

Raportimi i plotë:

/GazetaSinjali/