As gjobat e policisë, madje as aksidentet e shpeshta me fatalitet, nuk po arrijnë t’i vetëdijesojnë shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali një video, ku shihet një veturë me targa 05 – 767 – FF duke bërë “drifta” në rrugën me ngrica.
Sinjalizuesi thotë se video është realizuar të martën, në rrugën Ferizaj – Shtime.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./Gazeta Sinjali/