image Shoferi në Ferizaj hyn në korsinë e kundërt të rrugës që të ikë nga kolona

Siguri

Shoferi në Ferizaj hyn në korsinë e kundërt të rrugës që të ikë nga kolona

news image

Gjobat e trafikut, madje as aksidentet e shumta, nuk po arrijnë që t’i vetëdijësojnë shoferët në Kosovë që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa fotografi në të cilat shihet një shofer në Ferizaj, i cili për t’i ikur kolonës hyn në korsinë e kundërt të rrugës.

Përveç vetes, ky vozitës rrezikon edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas sinjalizuesit, këto fotografi janë realizuar pasditen e sotme, rreth orës 15:51, në kyçje të autostradës në fshatin Sojevë.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen dhe të shtohet siguria në rrugë./Gazeta Sinjali/