image Shoferi kaloi në shiritin e kundërt dhe u përplas me një veturë, humbën jetën 2 persona

Kosovë

Detaje/ Shoferi kaloi në shiritin e kundërt dhe u përplas me një veturë, humbën jetën 2 persona

news image

Policia rajonale e Gjilanit, përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:40 në magjistralen Gjilan-Ferizaj, ku humbën jetën dy persona dhe u lënduan dy të tjerë.

Policia njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i veturës “BMW” me targa 06, dyshohet se duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka kaluar në shiritin e kundërt.

“Në anën e djatht përplaset me veturën e tipit “Seat-Leon” me targa BU, drejtuar nga vozitsi shqiptar -shtetas i Serbisë. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore me pasoja fatale pësojnë dy pasagjerët e veturës BMW, kurse lëndime trupore marrin vozitësit e të dy veturave”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Me urdhër të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa me rastin po merret policia.

/Gazeta Sinjali/