Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pasditën e sotme në Vlorë. Në vendin e quajtur Fushë-Dukat, një mjet i tonazhit të rëndë tip ekskavator ka shtypur një 60-vjeçar.
“Rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat, Vlorë, një këmbësor rreth 60 vjeç është zënë poshtë dyshohet aksidentalisht nga një skrep i një firme private e cila kryente punime në këtë rrugë. Si pasojë 60 vjeçari N.H ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Siç raportojnë mediat vendore, 60-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur fatalisht nga mjeti i rëndë duke i marrë jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.
Shoferi ka qenë Elton Rrapo 35-vjeç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes por policia tha se po punohet për kapjen e tij./GazetaSinjali/