Shoferët shpesh herë “gjejnë zgjidhje” për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend e njëkohësisht duke penguar dhe në shumë raste edhe duke rrezikuar këmbësorët, shkruan Gazeta Sinjali.
Një parkim i tillë është bërë sot rreth orës 9:30 në Pejton në Prishtinë.
Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka dërguar disa foto ku shihet se si vetura është parkuar në trotuar e tjetra në rrugë.
Sipas sinjalizuesve këto vetura janë aty që nga ora 9:30 e mëngjesit dhe kanë qëndruar aty për më shumë se tre orë.
Tutje sinjalizuesit kanë njoftuar se një gjë e tillë ndodhë në baza ditore dhe sipas tyre policia asnjëherë nuk merr masa. /GazetaSinjali/