image Shkupi eliminohet nga Liga e Evropës, në play-off të Ligës së Konferencës e pret fituesin mes Ballkanit dhe Klaksvik

Futboll

Shkupi eliminohet nga Liga e Evropës, në play-off të Ligës së Konferencës e pret fituesin mes Ballkanit dhe Klaksvik

news image

Shkupi është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë, 1-2, nga Shamrock Rovers dhe u eliminua në turin e tretë në Europa League me rezultatin e përgjithshëm 2-5.

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut pati disa raste për shënim, por nuk ia doli të shënonte dot për të shpresuar të kualifikohej në play-off të Europa League.

Shamrock e shënoi golin e parë në minutën e 65-të, me anë të Gaffney, kurse Emakhu 85’ i mbylli llogaritë. Adetunji në fund realizoi për statistika.

Shkupi, edhe pse u eliminua, do ta vazhdojë rrugëtimin në Europë. Bardhekaltrit në play-off të Ligës së Konferencës do të ndeshen me ekipin që kualifikohet në çiftin KI Klaksvik-Ballkani.

Kampionia e Kosovës e ka fituar 3-2 duelin e parë në Prishtinë.

/GazetaSinjaliSport/