image Shkrepi me armë në një aheng familjar, 59-vjeçarit nga Krusha e Vogël i konfiskohet një armë

Siguri

Shkrepi me armë në një aheng familjar, 59-vjeçarit nga Krusha e Vogël i konfiskohet një armë

news image

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë, një karikator, një fishek dhe një gëzhojë një 59-vjeçari në Krushë të Vogël.

Sipas njoftimit të policisë gjatë ditës së sotme në fshatin Krushë të Vogël janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, dhe këto të shtëna kanë ardhur për shkak të një ahengu familjar.

I dyshuari S.M kishte shkrepur disa herë në ajër.

“Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: ‘Festo me zemër e jo me armë’”, thuhet në komunikatën e Policisë./Gazeta Sinjali/