image Policia jep detaje për aksidentin mes 5 veturave në Krushë të Vogël

Prizren/ Policia jep detaje për aksidentin mes 5 veturave në Krushë të Vogël

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes pesë veturave në rrugën Prizren Gjakovë, në fshatin Krushë e Vogël, sot rreth orës 13:15.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Rreth orës 13:15 një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën Prizren – Gjakovë, në fshatin Kurshë e Vogël. Në aksident janë të përfshira pesë vetura, vetëm një person ka pësu lëndime të lehta”, tha Osmanollaj./Gazeta Sinjali/