image Aksident mes 5 veturave në Krushë të Vogël, ka edhe të lënduar

Trafiku/ Aksident mes 5 veturave në Krushë të Vogël, ka edhe të lënduar

news image

Një aksident mes 5 veturave ka ndodhur ditën e djeshme në Krushë të Vogël. Nga ky aksident lëndime trupore ka pësuar një pasagjere e cila ka marrë ndihmë mjekësore.

Aksidenti në mesditën e djeshme ka ndodhur, pasi shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në një arë afër rrugës.

“Fshati Krushë e Vogël, Prizren 01.12.2019 – 13:15. Ka ndodhur një aksident trafiku, të involvuara pesë automjete me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime, trupore ka pësuar një pasagjere femër K/Shqiptare, pasi vetura në të cilën ishte ajo kishte dalë jashtë rrugës duke rënë në një arë afër rrugës. Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/