image Nesër mbahet protestë kundër përgjysmimit të dënimit për krime lufte ndaj Darko Tasiq

Kosovë

Nesër mbahet protestë kundër përgjysmimit të dënimit për krime lufte ndaj Darko Tasiq

news image

Banorët nga fshati Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, kanë paralajmëruar që nesër në orën 11:00 do të mbajnë një protestë para pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të këshillit organizativ, kjo protestë po bëhet për shkak të përgjysmimit të dënimit ndaj të akuzuarit për krime lufte nga Serbia, Darko Tasiq, që sipas tyre është përgjegjës për vrasjen, djegien dhe hedhjen e trupave në lumin Drini i Bardhë.

“Kjo për arsye të uljes përgjysmë të dënimit ndaj kriminelit serb, Darko Tasiq njëri nga kriminelët e luftës përgjegjës për vrasjen, djegien dhe hedhjen në lumin Drini i Bardhë të familjarëve tanë të cilët ishin mbledhur nëpër fshat dhe me kamion ishin dërguar te lumi Dri në Krushë të Vogël. Nisja bëhet në ora 09:00 te rrethi me autobus dhe me makina private. Ju lus gjithë juve që mund të vini, të veproni konform rekomandimeve të IKSHPK-së”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e këshillit organizativ./Gazeta Sinjali/