Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik i cili ndodhi në Shqipëri në rrugën Fushë Krujë-Milot.
Viktima e pestë sipas raportimit të Abcnews.al është 34 vjeçarja Rudina Haka.
Po ashtu në aksidentin tragjik humbën jetën edhe çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve u pre në mes dy ditë pasi ata kishin festuar fejesën.
Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç.