image Shkon në 684 numri i të infektuarve në Gjermani nga koronavirusi

Rajon

Shëndetësi/ Shkon në 684 numri i të infektuarve në Gjermani nga koronavirusi

news image

Ka shkuar në 684 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Gjermani, transmeton Gazeta Sinjali.

Instituti “Robert Koch” njoftoi se numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit u rrit për 45 persona, shumica prej të cilave u regjistruan në pjesën perëndimore dhe jugore të Gjermanisë.

Gjermania ndodhet në vendin e dytë në listën e shteteve në Evropë me më së shumti persona të infektuar nga koronavirusi, pas Italisë. Deri tani nuk është raportuar për asnjë vdekje nga ky rast.

Lufthansa, kompania më e madhe ajrore në Evropë sa i përket numrit të aeroplanëve, njoftoi të premten se do ta përgjysmojë numrin e fluturimeve në javët e ardhshme për shkak të rënies së papritur të kërkesës për bileta./Gazeta Sinjali/