Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 304 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar për COVID-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 27 persona.
Nga rastet e reja, 12 vijnë nga Qarku i Shkodrës nga dy familje, ku mes tyre është infektuar edhe një fëmijë i moshës 13 vjeç.
Lajmi i mirë vjen nga Spitali Infektiv ku 24 orët e fundit janë shëruar edhe 13 pacientë të tjerë.