Ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën dje shtetin e Shqipërisë.
Nga rrënojat në qytetin e Durrësit është nxjerrë edhe një person, transmeton Gazeta Sinjali.
Mësohet se viktima është Roza Meçe. Një ditë më parë, prej rrënojave, u nxor i pajetë trupi i vajzës së saj dhe i mbesës.
Mediat e Shqipërisë raportojnë se viktima është nxjerrë nga një ndërtesë 6 katëshe./Gazeta Sinjali/