Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.
Mediat e vendit raportojnë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i cili ishte i infektuar me koronavirus.
67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.
Në Shqipëri deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është 186./Gazeta Sinjali/