Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë vendim që procesi i mësimit në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, të kalojë në planin C, mësimin online, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi në rrjetin sociale Facebook, nga kjo shkollë njoftojnë se janë infektuar shtatë mësimdhënës, një psikologe dhe 13 nxënës.
Mësimi online që do të fillojë nga nesër, do të vazhdojë për dy javë rresht.
“Ju njoftojmë se shkolla jonë prej ditës së nesërme me datë 25 mars 2021, kalon nga skenari A (prani fizike në shkollë) në skenarin C (mësimi në distancë-online), për dy javë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Mësimi i ciklit të lartë do të fillojë në orën 08:00 dhe do të mbahet në platformën E-SHKOLLARI, ndërsa cikli i ulët do ta fillojë mësimin nga ora 13:00, përmes platformës ZOOM./Gazeta Sinjali/