image "Shkoi në shkollë dhe nuk u kthye më..."/ Nëna raporton pas dy ditësh se i është zhdukur vajza

Siguri

“Shkoi në shkollë dhe nuk u kthye më…”/ Nëna raporton pas dy ditësh se i është zhdukur vajza

news image

Një vajzë është zhdukur që nga e shtuna në Prizren dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj, raporton Gazeta Sinjali.  

Policia njofton se rastin e ka raportuar nëna e saj, e cila ka thënë se vajza e saj nuk është kthyer nga shkolla.

Ankuesja femër kosovare me datën 25.10.2021 ka raportuar se me datën 23.10.2021 vajza e saj kishte shkuar në shkollë, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, njofton policia.

Nuk janë bërë të ditura detaje tjera lidhur me rastin, veç se rasti është duke u hetuar. /GazetaSinjali/