Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, raportohet se së fundmi i është ofruar Interit, transmeton Sinjali Sportiv.
Pas lëndimit të Danilo D’Ambrosios, Interi thuhet se është duke kërkuar një zëvendësues.
‘FCInterNews.it’ shkruan se së fundmi ‘Nerazzurrëve’ i është ofruar Mustafi, të cilit i skadon kontrata në verë me Arsenalin.
28 vjeçari mund t’i bashkohet skuadrës italiane edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që largimi i tij po kërkohet edhe nga drejtuesit e klubit londinez.
Kujtojmë se për Shkodran Mustafin interesim kanë shfaqur edhe Genoa e Lazio. /Sinjali Sportiv/.