Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive, shumë pak qytetarë kanë preferuar të dalin, ndërsa shumica kanë qëndruar në shtëpitë e tyre.
Shkodra është përgatitur për festa, por qytetarët nuk kanë mundur dot t’i shijojnë këtë fundjavë zbukurimet, dritat dhe Pemën e Krishtlindjeve.
Zona e Obotit në Shkodër është e para që rrezikon përmbytjen vetëm për shkak të reshjeve e jo për shkak të shkarkimeve të liqeneve, ndërsa forcat e emergjencave janë në gatishmëri.
Sipas meteorologëve një qendër ciklonike është krijuar në Adriatik duke sjellë reshje intensive në Shkodër.
Gjatë natës reshjet parashikohet që të bëhen intensive në veri-qendër ndërsa gjatë mëngjesit në të gjithë vendin.
Për këtë arsye kjo javë duke nisur nga nesër sjell rrezikun e përmbytjeve në zonat urbane, raporton TCh./GazetaSinjali/