image Shkencëtarët zbulojnë se sa gjatë mund të mbijetojë koronavirusi

Botë

Bota/ Shkencëtarët zbulojnë se sa gjatë mund të mbijetojë koronavirusi

news image

Gjithandej në botë është përhapur alarmi se sa gjatë mund të mbijetojë koronavirusi.

Akoma nuk dihet se sa do të zgjasë koronavirusi në Kinë dhe në të gjitha vendet e prekura, mirëpo disa studiues kanë sjellë një version të tyre krahasuar me sjelljet e personave të infektuar me këtë virus.

Koronavirusi është një grup i viruseve, që zakonisht gjendet tek kafshët, por që lehtësisht mund të transmetohet tek njerëzit.

Zyrtarët shkencorë akoma nuk e kanë zbuluar se cila kafshë e ka shkaktuar ekspansionin e madh.

Sipas disa studimeve të tjera, personat e prekur me koronavirusin SARS dhe MERS e kishin marrë këtë virus gjatë kontaktit me devetë dhe disa lloje të maceve.

Po ashtu, është vërtetuar se virusi në një sipërfaqe të pajetë, siç janë pjesët metalike apo të qelqit mund të mbijetojë për nëntë ditë, nëse sipërfaqja nuk është dezinfektuar.

Koronavirusi është virus që mund të përhapet shumë shpejt madje edhe prej kontaktit të thjeshtë siç është kolla apo teshtitja, madje edhe duke e prekur një sipërfaqe mbi të cilën është përhapur virusi, pastaj duke prekur hundën, gojën ose sytë.

Më shumë se 80% e pacientëve kanë sëmundje të butë dhe do të shërohen. Në rreth 14% të rasteve të raportuara, virusi shkakton sëmundje të rënda, përfshirë pneumoni dhe gulçim.

Dhe rreth 5% e pacientëve kanë sëmundje kritike, duke përfshirë dështimin e frymëmarrjes, ndërsa në 2% të rasteve, virusi është fatal. Rreziku i vdekjes nga ky virus rritet sa më të vjetër që të jeni./GazetaSinjali/