image Shkencëtarët: Personat që shërohen nga koronavirusi munnd të mbesin me pasoja

Shëndetësi

Shëndetësi/ Shkencëtarët: Personat që shërohen nga koronavirusi munnd të mbesin me pasoja

news image

Njerëzit që shërohen plotësisht nga koronavirusi mund të mbeten me funksion 20 deri 30 për qind më të dobët të mushkërive dhe do të kenë vështirësi për frymë kur ecin shpejt, zbulojnë mjekët e Hong Kong-ut.

“Njerëzit që shërohen nga koronavirusi mund të ngelin me aftësi të dobëta të mushkërive, të cilat do funksionojnë rreth 20-30 për qind më pak se normalisht dhe mund të kenë vështirësi me frymëmarrjen kur ecin shpejt apo vrapojnë”, zbulojnë mjekët e Hong Kong-ut.

Autoriteti spitalor i Hong Kong-ut bëri këtë zbulim pasi studioi valën e parë të pacientëve që ishin larguar nga spitali dhe ishin shëruar plotësisht nga COVID-19.

Nga 12 persona në grup, dy deri në tre patën ndryshime në mënyrën e funksionimit të mushkërive.

“Ata kanë pengesë të frymëmarrjes nëse ecin pak më shpejt,”  tha Dr Owen Tsang Tak-yin, drejtori mjekësor i Qendrës së Sëmundjeve Infektive të autoriteteve, në një konferencë për shtyp.

“Disa pacientë mund të kenë rreth një rënie prej 20 deri 30% në funksionimin e mushkërive pas shërimit të plotë”, tha ai.

Sipas OBSH-së, simptomat më të zakonshme të raportuara përfshijnë ethe, kollë të thatë dhe gulçim dhe rreth 80% pacientë do të përjetojnë sëmundje më të lehtë./Gazeta Sinjali/