image Aleati i Putinit: Rusia mund të pushtojë Ukrainën brenda 48 orësh

Botë

Aleati i Putinit: Rusia mund të pushtojë Ukrainën brenda 48 orësh

news image

Derisa ushtarët ukrainas po stërviten për herë të parë më armë anti-tank të Britanisë, një nga aleatët e presidentit rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusisë do t’i duheshin 48 orë për të pushtuar vendin.

Një aleat i ngushtë i Putinit, Konstantin Malofeev, i cili drejton një grup investimesh dhe një media pro-Kremlinit, tha se do të duheshin dy ditë për të pushtuar Ukrainën.

Ai madje theksoi se Ukraina ishte aktualisht nën ndikimin e shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike.

“Pushtimi tashmë ka ndodhur. Shërbimet speciale amerikane dhe britanike tashmë janë në territorin ukrainas. Ne e dimë se forcat speciale kanadeze kanë mbërritur në Ukrainë. Prandaj ne mund të presim provokime nga kufiri i Donetskut dhe Luhanskut.”

“Ndoshta, këta nuk do të jenë ukrainasit, por forcat speciale britanike, që po organizojnë këto provokime, sepse amerikanët dhe britanikët janë gati të përballen me rusët. Pra, ne nuk po flasim me autoritetet ukrainase, por me Perëndimin.”

“Për këtë arsye, negociatat nuk po zhvillohen në Kiev, por në Gjenevë”, theksoi Konstantin Malofeev.

/GazetaSinjali/