image Qehaja: Nga greva janë prekur qindra fëmijë me aftësi të kufizuara

Arsim

Qehaja: Nga greva janë prekur qindra fëmijë me aftësi të kufizuara

news image

Rinor Qehaja, drejtor i institutit ‘EDGUARD’, vuri në dukje që nga ndërprerja e procesit mësimor për shkak të grevës janë prekur edhe qindra fëmijë me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta që janë pjesë e sistemit arsimor, të cilët siç thotë, interaksionin e vetëm me bashkëmoshatarët e kanë në shkollë.

“Ata fëmijë janë jashtë sistemit dhe kjo është për keqardhje. Janë edhe fëmijët prej e moshës 0-5 vjet për të cilët interaksioni në klasë dhe me edukatore është jetik ne zhvillimin e tyre, pra këta nuk janë në institucione shkollore. Kjo është më e keqja në mesin e plot të këqijave që këta 320 mijë fëmijë që i kemi brenda sistemit veçse janë të ekspozuar në përditshmëri një cilësie jo të mirë të sistemit tonë arsimor”.

Ai rikujtoi se ky është viti i katërt në të cilin procesi mësimor nuk fillon me rregull dhe në tërë këtë situatë të dëmtuar të drejtpërdrejtë dhe atë me një dëm afatgjatë dhe goxha vështirë të riparueshëm janë fëmijët pikë së pari.

“Është një përgjegjësi e të gjithëve, edhe institucioneve por edhe palëve të tjera të përfshirë në këtë proces që të mendojnë nxënësit pikë së pari para çdo gjëje tjetër. Ky duhet të jetë prioriteti institucional. Nxënësit tanë janë prapa me vite se bashkëmoshatarët e tyre nga vendet tjera”, tha Qehaja për Klan Kosova.

Sipas Qehajës, opsioni i vetëm dhe kryesor duhet të jetë ai që mësimi të fillojë nga e hëna, nuk ka asnjë ditë më nevojë të humbet dhe procesi mësimor të ndërpritet. Mirëpo për të arritur deri atje, nevojitet që të ketë një komunikim më të strukturuar dhe më të hapur.

/GazetaSinjali/