Një studim i publikuar nga NCBI erdhi në një përfundim befasues. Çiftet që jetojnë në marrëdhënie të lumtura, gjithnjë e më shumë po shtojnë peshë. Kjo për shkak se burrat dhe gratë në marrëdhënie të lumtura fillojnë të shqetësohen më pak se si duken dhe sa peshë kanë.
Kur njerëzit janë duke kërkuar për një partner, ata përpiqen të duken më të mirët. Pamja fizike është një përparësi për ta.
Për të tërhequr një partner, ne përpiqemi të dukemi sa më mirë. Kur njerëzit tashmë kanë gjetur partnerin e përsosur, ata ndihen më të rehatshëm, kështu që fillojnë të anashkalojnë pamjen e tyre fizike dhe gjithnjë e më shumë kënaqen me magjinë e ushqimit.
Ata që ndihen të pakënaqur me martesën ose lidhjen e tyre, kanë tendencë të jenë më të hollë dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje trupit të tyre.
Si të qëndrojmë në gjendje të mirë?
Mos lejoni që kjo të jetë një justifikim për kilet shtesë. Të qenit mbipeshë çon në sëmundje të ndryshme. Filloni të stërviteni të paktën tri herë në javë./Gazeta Sinjali/