Violinisti i njohur shqiptar Shkëlzen Doli do të interpretojë himnin në ndeshjen e fundit në kuadër të eliminatoreve “Euro 2020”, Kosovë- Angli.
Kjo është bërë e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ndeshjen Kosovë – Angli do ta nderojë me praninë e tij violinist i njohur shqiptar, Shkëlzen Doli. Ai do të bëjë interpretimin e himnit të Kosovës, gjë e cila padyshim do të jetë emocionuese”, thuhet ndër të tjera në postimin e bërë.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Gazeta Sinjali/