image Shkëlqimi i Manaj në parapërgatitjet e Barcelonës, zgjon interesimin e skuadrës italiane

Futboll

Shkëlqimi i Manaj në parapërgatitjet e Barcelonës, zgjon interesimin e skuadrës italiane

news image

Sassuolo ka shprehur interesim për sulmuesin Rey Manaj.

Sipas ‘Calcio Mercato’,klubi Italian duket shumë e interesuar për transferimin e reprezentuesit të Shqipërisë gjatë këtij afati kalimtar.

Drejtuesit e klubit nga Serie A e shohin futbollistin e Barcelonës si përforcim ideal për sulmin e tyre.

Manaj ka shkëlqyer në para-përgatitjet e ‘Blaugranëve’ duke realizuar katër gola në dy ndeshje.

Qëndrimi i tij në Spanjë duket i vështirë, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Famalicao dhe Cadizi.

Në të kaluarën Manaj në Serie A, ishte aktivizuar edhe te gjiganti Inter. /Gazeta Sinjali Sporti/