image Shkatërrohet një organizatë kriminale në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë

Rajon

Shkatërrohet një organizatë kriminale në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë

news image

Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikimit të drogës në Greqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç raportojnë mediat në Greqi, kjo organizatë operonte në shumë lagje të qendrës së Athinës si: Ilios, Petrupoli, Nea Ionia, por edhe në Trikala në rajonin e Thesalisë, në Greqinë Qendrore.

Gjatë këtij operacioni, policia ka arrestuar 14 anëtarë të këtij rrjeti, prej të cilëve 8 janë shtetas grekë dhe 6 të tjerë shtetas shqiptarë, derisa edhe 3 anëtarë të tjerë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Me këtë rast, policia greke sekuestroi 1 kg e 277 gram kokainë të pastër, 4.1 kg kanabis, disa automjete dhe shuma të mëdha parash.

Departamenti i Antidrogës, ka arritur shkatërrimin e rrjetit pas informacioneve në lidhje me veprimtarinë kriminale të anëtarëve të tij të cilit ishin të përfshirë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës dhe kanabisit, metodologjinë e veprimtarisë, strukturën hierarkike dhe rolet e pjesëtarëve, krijimin e një infrastrukture të përshtatshme për fazat e ndryshme të trafikimit të drogës, vendet e fshehta thuajse në të gjitha automjetet, motoçilektat me kubizëm të madh, përdorimin e emrave me kode në komunikimi, organizim ky qe u siguronte të ardhura të paligjshme, të vlerësuara të paktën ne mbi 180,000 euro.

Përveç sasisë së drogës, u gjetën dhe u konfiskuan 8 automjete, 5 motoçikleta, 4 peshore elektronike, 36 mijë e 310 euro në kash, 1 pistoletë, 2 thika, 21 telefona celularë dhe shumë mjete të tjera që përdornin gjatë trafikimit të lëndëve narkotike./Gazeta Sinjali/