image Shkarkohen tre zyrtarë të KEK-ut - Sinjali

Shkarkohen tre zyrtarë të KEK-ut

news image

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendim për lirimin nga detyra të u.d. zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv, Enver Gashi dhe ka shfuqizuar vendimin paraprak të caktimit të Gashit në këtë detyrë.

Ky vendim i bordit u mor në mbledhjen e mbajtur të martën, me qëllim të, siç thuhet në arsyetim, ngritjes së performancës, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësishme për koorporatën.

Ky bord po ashtu ka vendosur të ndryshojë kuadrot edhe në pozitat e sekretarit të kësaj ndërmarrjeje dhe zyrtarit të auditimit të brendshëm.

“Në këtë drejtim, me qëllim të ndryshimit të dinamikës së punës, si dhe fuqizimit të proceseve në të cilat pritet të përballet koorporata, si në sferën e prodhimit po ashtu edhe në përmirësimin e fushës ambientale, ka vendosur si në vijim.

BPD dhe Komisioni i Auditimit (KA) gjithashtu kanë marrë vendime për ndryshime të kuadrove edhe në pozitat e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm”, thuhet në komunikatën e tyre./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin