image Incidenti në Milano, Dua Lipa tregon dëmtimin në gju pasi u rrëzua në skenë (VIDEO)

Bota e Yjeve

Incidenti në Milano, Dua Lipa tregon dëmtimin në gju pasi u rrëzua në skenë (VIDEO)

news image

Pak ditë më parë, Dua Lipa mbajti një koncert në Milano në kuadër të turit “Future Nostalgia”.

Por gjatë kohës që po performonte një nga hitet e saj, ajo  u rrëzua në skenë. Por njëri prej balerinëve ndërhyri shpejt duke e ndihmuar yllin, e cila vijoi performancën si një profesioniste e vërtetë.

Sot, ka ardhur dhe reagimi i saj lidhur me këtë incident. Ajo ka shpërndarë një video nga momenti ku rrëzohet ku shkruan: “Spektakle djersitëse, dysheme të djersitshme”.

Dua ka bërë me dije se është vrarë shumë në gjurin e saj. Në një tjetër postim, ajo tregon se është nxirë ndërsa shihet duke vendosur akull.

https://streamable.com/4qymgh

/GazetaSinjali/