image Bëhet viral momenti i sikletshëm për JLO - i bie një tufë flokësh nga koka gjatë performancës

Bota e Yjeve

Bëhet viral momenti i sikletshëm për JLO – i bie një tufë flokësh nga koka gjatë performancës

news image

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale, por ndryshe nga herët tjera.

Ylli i muzikës para pak ditësh dha një shfaqje mbresëlënëse në “Saturday Night Live”, derisa ndodhi një incident i papritur që edhe pse nuk zgjati shumë, u rikthye në qendrën e mediave ndërkombëtare.

Lopez ishte duke performuar këngën e saj të re “Can’t Get Enough” dhe duke kërcyer me grupin e saj në skenë kur një fije e flokëve të saj i ra nga koka.

Kamerat e emisionit kanë regjistruar skenën kur JLo kërcen dhe një tufë flokësh i qëndron në njërën nga duart.

Lopez përpiqet ta heqë atë dhe të rifillojë kërcimin.

Ky moment i veçantë është bërë viral në internet orët e fundit, pasi është ripublikuar përmes platformës “X”.

/GazetaSinjali/