image Shkarkohet Rashit Qalaj

Siguri

Shkarkohet Rashit Qalaj

news image

Është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, bëjnë të ditur burime të Gazetës Sinjali brenda kabinetit të kryeministrit.

Vendimi për shkarkim është marrë sot nga kryeministri Hoti, pas marrjes së propozimit nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Gazeta Sinjali mëson se vendimi për shkarkim mbështetet në nenin 39/1, pika 1.6, të Ligjit për Policinë dhe i referohet performancës jo të mirë të ish-drejtorit Qalaj.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me drejtorin, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë çështje. /Gazeta Sinjali/