image Shkarkohet prokurori i cili hetoi vrasjen e Klodian Rashës

Shqipëri

Shkarkohet prokurori i cili hetoi vrasjen e Klodian Rashës

news image

Ardian Braho, prokurori i cili hetoi vrasjen e Klodian Rashës, u shkarkua këtë të hënë nga shkalla e parë e Vettingut.

Me shumicë votash, dy pro dhe një kundër, Braho u shkarkua për probleme me pasurinë.

Braho ishte prokurori i çështjes së vrasjes së të riut Klodian Rasha, nga polici Nevaldo Hajdaraj, ngjarje e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar në Tiranë.

Hajdaraj u dënua me 15 vjet burgim për vrasjen e Rashës, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vjet. I dënuari ka apeluar vendimin, por këtë gjë e ka bërë edhe prokuroria, që kishte kërkuar dënimin me 20 vjet të ish-policit.

Vrasja e 25 vjeçarit shkaktoi reagim të madh dhe protesta të shumta në Tiranë për disa ditë me radhë, në fund të të cilave ministri i Brendshëm i kohës, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen.

Ndërsa babai i viktimës deklaroi pas vendimit se djali i tij ishte vrarë nga një sekt i dhunshëm, duke iu referuar Policisë së Shtetit.

/GazetaSinjali/