image Shkaku i aksidentit ku mbetën 18 persona të lënduar në Grabanicë të Klinës

Siguri

Shkaku i aksidentit ku mbetën 18 persona të lënduar në Grabanicë të Klinës

news image

Një aksident trafiku mes katër veturave ndodhi mbrëmë në fshatin Grabanicë të Klinës, ku mbetën të lënduar 18 persona, në mesin e tyre edhe 3 fëmijë.

Sipas njoftimit të sotëm të policisë, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të tjerët janë liruar.

Fsh. Grabanicë, Klinë , 20.03.2022-19:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër (4) vetura. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën,  nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 18-persona (meshkuj dhe femra kosovarë), tre prej tyre fëmijë të moshave të ndryshme.  Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11) pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti është duke u hetuar.”

/GazetaSinjali/