image Trafik në mes të kryeqytetit, shkak prishja e veturës

Siguri

Trafik në mes të kryeqytetit, shkak prishja e veturës

news image

Trafiku është bllokuar kjo pasi që është prishur një makinë në mes të rrugës “Luan Haradinaj”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali shihet se si vetura e prishur po qëndron në mes të rrugës.

Gjithashtu në këto video shihet tollovia disa minutëshe e shkaktuar në trafik.

Mirëpo, nuk kanë kaluar edhe shumë minuta dhe policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Nga aty është mundësuar largimi i makinës nga rruga dhe qarkullimi është bërë më i lehtë. /Gazeta Sinjali/