image Shiste medikamente me çmim të lartë, Policia shkon në një barnatore në Rahovec

Kosovë

Raporti/ Shiste medikamente me çmim të lartë, Policia shkon në një barnatore në Rahovec

news image

Policia kanë ndërhyrë dje pasfide në një barnatore në Xërxë të Rahovecit.

Aty u raportua se u gjetën dhe sekuestruan disa medikamente të cilat shiteshin me çmime të ngritura, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fsh. Xërxë, Rahovec  (NN) 08.04.2020-16:30. Është raportuar se gjatë kontrollit në barnatoren e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar disapaketime të medikamenteve të ndryshme të cilat dyshohet se kanë qenë duke u shitur me çmime të ngritura”, njofton Policia.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/