image Shifra shqetësuese të rasteve me koronavirus - Çekia mbyll shkollat, baret e restorantet

Evropë

Shifra shqetësuese të rasteve me koronavirus – Çekia mbyll shkollat, baret e restorantet

news image

Nga nesër, Çekia do të mbyllë shkollat, baret, restorantet dhe klubet e natës, në përpjekjen për të frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19. Me 493 të infektuar për 100 mijë banorë dhe gati 1 mijë viktima, Çekia është shteti me nivelin më të lartë të infektimeve në raport me popullsinë.

Mes masave strikte të njoftuara nga autoritetet, të hënën, përfshihet, gjithashtu, mbyllja e teatrove, kinemave, galerive muzeve e parqeve për të paktën dy javë.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në 2 nëntor, me përjashtim të kopshteve për fëmijët e punonjësve në sektorët kyç. Mbajtja e maskës në ambientet publike është e detyrueshme dhe grumbullimet janë kufizuar në gjashtë persona.

Të premten, vendi shënoi 8 mijë e 617 raste të reja përgjatë 24 orëve, shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë ndërsa, të hënën, u shënua një numër rekord prej 65 viktimash. /Gazeta Sinjali/