image Ambasadori çek flet për vizat: Do të sqarohen disa tema në nëntor, konkluzioni shkon për miratim në dhjetor

Politikë

Ambasadori çek flet për vizat: Do të sqarohen disa tema në nëntor, konkluzioni shkon për miratim në dhjetor

news image

Në procesin e shqyrtimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, Pavel Bilek, ambasador i Çekisë, vendit i cili udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian, tha se duhet të sqarohen një sërë temash, ndërsa diskutimi në grupet punuese tashmë ka filluar.

Për të ecur tutje në këtë çështje, Bilek tha në tryezën me temën “Agjenda Evropiane 2022” se duhet të trajtohen një sërë çështjesh muajin e ardhshëm.

“Për të ecur përpara do të jetë e nevojshme të sqarohen një sërë temash dhe të vazhdohet diskutimi në këtë grup punues muajin e ardhshëm”, tha Bilek.

Ambasadori çek tha se rezultati i këtij dymujori do të shkojë për “diskutim shumë të detajuar” në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Jashtme në dhjetor të këtij viti.

“Konkluzioni koordinohet nga presidenca dhe do të paraqitet për diskutim dhe miratim”, tha Bilek.

Më 13 tetor, grupit punues për vizat i Këshillit Europian mbajti një mbledhje ku u diskutua çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Diskutimet do të vazhdojnë më 9 nëntor, ndërsa deri atëherë, vendet anëtare do të zhvillojnë edhe konsultime ndërmjet vete.

/GazetaSinjali/