image Presidentja Osmani takon kryeministrin çek, diskutohet çështja e liberalizimit të vizave
[wp-story id="814678"]

Politikë

Presidentja Osmani takon kryeministrin çek, diskutohet çështja e liberalizimit të vizave

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeministrin e Çekisë Petr Fiala, me të cilin tha se ka diskutuar rreth urgjencës së përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së.

“Me kryeministrin e Çekisë, z.Petr Fiala, diskutova rreth urgjencës së përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së. Ky vendim i vonuar për më shumë se katër vjet, shpresojmë të merret pikërisht në Çeki, vendin simbol të lirisë, i cili gjithnjë qëndroi në përkrahje të popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani në facebook.

Osmani tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në partneritetin për paqe të NATO-s dhe thellimi i raporteve bilaterale ishin ndër temat e tjera që diskutuam.

“E falënderoj kryeministrin Fiala për përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/